Arsenal synon rinovimin me Bukayo Saka

Arsenal është duke punuar për të rinovuar kontratën e sulmuesit Bukayo Saka.

Sport

01/02/2022 19:41

Anglezi është në formën më të mirë në formacionin e Mikel Artetas, derisa ka shënuar gjashtë herë dhe dhuruar katër asistime në 21 paraqitje në Premierligë këtë edicion, transmeton lajmi.net.

Saka rinovoi me Arsenalin në vitin 2020 deri në 2024, mirëpo 20-vjeçarit do t’i besohet një kontratë më e mirë me të ardhura më të mëdha.

Sipas “Football.London”, Arsenal planifikon të rinovojë kontratën e Sakas, sidomos pasi larguan Pierre-Emerick Aubameyang që fitonte 350 mijë euro në javë.

Liverpool ka qenë i lidhur me mundësinë e nënshkrimit të Sakas, por sidoqoftë Saka raportohet të mos jetë i hapur për kalimin te rivali.

Saka në përgjithësi ka numëruar 18 gola dhe 25 asistime në 114 paraqitje për Arsenalin./Lajmi.net