Arsenal prin garën për Osimhen

Arsenal është në ‘pole-position’ në garën për Victor Osimhen.

Sport

01/05/2022 21:05

Ylli nigerian i Napoli, Osimhen është lojtari që ka tërhequr vëmendje të madhe nga skuadrat e mëdha evropiane.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, favoritët për nënshkrimin e sulmuesit janë Arsenal, përcjell lajmi.net.

Arsenal do të shohin Alexandre Lacazette teksa largohet nga ‘Emirates’ në fund të këtij sezoni dhe duan të kenë gati një emër për sulmin.

Napoli kërkon një shumë të madhe për kartonin e Osimhen, por ‘Gunners’ shpresojnë ta zbresin atë përmes negociatave. /Lajmi.net/