Arsenal kërkon anësorin e Leipzig

Arsenal po kërkon të përforcojë skuadrën me një sulmues për vitin e ardhshëm.

Sport

24/10/2021 12:36

Arsenali po planifikon blerjen e anësorit të RB Leipzig, Christopher Nkunku, sipas Calcio Mercato.

‘Topçinjtë’ ishin shumë të lidhur me francezin në vitin 2019, dhe mund të rifillojnë interesin e tyre vitin e ardhshëm.

Manchester City gjithashtu është sugjeruar të lëvizë për Nkunku, i cili ka shënuar tetë gola në 12 paraqitje për Leipzig deri më tani këtë sezon.