Arsenal i vendos çmimin Hector Bellerinit

Arsenal ka vendosur që në afatin kalimtar veror ta shesë mbrojtësin Hector Bellerin.

Sport

10/06/2021 15:48

“Topçinjtë” duan të bëjnë para, andaj duan shitjen e spanjollit gjatë verës, ngase ky i fundit nuk është në planet e trajnerit Mikel Arteta, transmeton lajmi.net.

Sipas Todo Fichajes, Arsenal ka vendosur ta shesë Bellerinin për 23 milionë euro.

Kjo vlerë është zbritur nga 35 milionë euro që kërkuan verën e kaluar.

Ndërkohë, opsion mbetet edhe shkëmbimi i Bellerinit me yllin e Juventusit, Aaron Ramsey./Lajmi.net/