Arsenal dhe Man City në garë për Zakarian

Dy klubet angleze kanë shprehur interesim për Denis Zakarian.

Sport

24/07/2021 23:29

Sipas mediave angleze, Arsenal dhe Man City janë të interesuar për transferimin e Zakarias gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.

Raportohet se dy klubet kanë nisur bisedimet me drjetuesit e Borussia M’gladbach për mbrojtësin.

Klubi gjermani po kërkon të paktën 30 milionë euro për ta lënë të lirë të largohet futbollistin.

Kjo shumë nuk duket qe është problem për gjigantët anglez që do të luftojnë deri në fund për transferimin e tij.

24-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 32 ndeshjen me ekipin e tij në të gjitha garat, duke realizuar një gol dhe një asistim. /Lajmi.net/