Arsenal dëshiron Artetan si trajner të ri

Mikel Arteta po shihet si një nga opsionet për stolin e Arsenal.

Sport

01/12/2019 08:26

Ish kapiteni i Arsenal, Arteta, ishte lidhur me Arsenal edhe gjatë vitit 2018, pikërish për postin e trajnerit, para se skuadrën ta merrte Unai Emery.

Sipas ‘Mirror’, Arsenal janë gati t’i ofrojnë Artetas një rikthim në Londrën veriore, si trajner i ri i skuadrës, transmeton lajmi.net.

Spanjolli mbrojti fanellën e ‘Gunners’ për pesë sezone, para se të pensionohej në 2015, duke bartur madje edhe shiritin e kapitenit.

Arteta tashmë punon tek Manchester City, si asistent i Pep Guardiola, dhe është një nga favoritët për të marrë punën tek Arsenal, me të cilën ishte lidhur edhe pas shkarkimit të Arsene Wenger. /Lajmi.net/