Arrin në sallë Kuvendit miratimi i nismës për ndryshimin e ligjit për Specialen
Komisioni për Legjislacion, me 9 vota për, ka miratuar nismën e PDK-së lidhur me plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Anëtari i PDK-së në Komisionin për Legjislacion, Përparim Gruda, ka deklaruar se ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara synon që një pjesë e juridiksionit të Gjykatës Speciale për krimet…
Lajme
Komisioni për Legjislacion, me 9 vota për, ka miratuar nismën e PDK-së lidhur me plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Anëtari i PDK-së në Komisionin për Legjislacion, Përparim Gruda, ka deklaruar se ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara synon që një pjesë e juridiksionit të Gjykatës Speciale për krimet e luftës t’u kthehet gjykatave të Kosovës, pa prekur Kushtetutën dhe detyrimet ndërkombëtare të Kosovës.
Gruda ka thënë se zgjidhja është kërkuar përmes ndryshimit të një ligji të zakonshëm, duke argumentuar se mandati fillestar i Speciales lidhej me pretendimet e raportit të Dick Marty-t.
Tanimë në sallë Kuvendit ka arritur edhe e nënshkruar nisma tanimë e ndryshimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë./Lajmi.net/
