Arrihet marrëveshja, Takehiro Tomiyasu do të kalojë te Arsenali
Arsenal ka vazhduar me përforcimin e skuadrës.
Sport
Skuadra e Arsenalit nuk e ka nisur aspak mirë edicionin e ri, transmeton lajmi.net.
Kjo ka bërë që ekipi anglez të hidhet sërish në merkato në kërkim të përforcimit të skuadrës.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, ‘Topçinjtë’ kanë arritur marrëveshje me Bolognan për qendër-mbrojtësin Tomiyasu.
“The Gunners”, do të shpenzojnë rreth 20 milionë euro për blerjen e tij plus 3 milionë të tjera në formë bonusesh.
Futbollisti do të kryejë testet mjekësore gjatë ditës, më pas do të zyrtarizohet se Arsenali. /Lajmi.net/
Takehiro Tomiyasu to Arsenal, agreement reached and here we go! Personal terms agreed and Bologna will receive €20m plus €3m add ons. ⚪️??? #AFC #DeadlineDay
Medical during the afternoon and then official announcement. Here-we-go.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 31, 2021