Arrihet marrëveshja, Giroud do transferohet te Milan
AC Milan ka arritur marrëveshje me Chelsean për transferimin e sulmuesit Olivier Giroud.

Sport
Francezi do nënshkruajë kontratë dyvjeçare me “Rossonerët”, transmeton lajmi.net.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka konfirmuar se Milan do paguajë 2 milionë euro (1 milionë të garantuar dhe 1 milionë bonuse).
“AC Milan ka arritur marrëveshje me Chelsea për të transferuar Olivier Giroud. 1 milionë të garantuar, 1 milionë shtesë. Giroud do nënshkruajë deri në qershor 2023 sapo të gjitha detajet të rregullohen”, shkroi ai.
Gjatë javës së ardhshme, Giroud do udhëtojë në Milano për të kompletuar kalimin./Lajmi.net/
AC Milan have reached an agreement with Chelsea to sign Olivier Giroud, here-we-go soon! €1m as guaranteed fee, €1m as add on. Giroud will sign until June 2023 once all details will be fixed. ?? #ACMilan
Giroud is expected to fly to Milano next week. #CFC @DiMarzio
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 8, 2021