Arrihet marrëveshja, Chelsea transferon një sulmues brazilian

Skuadra e Chelseat ka bërë një tjetër goditje gjatë afatit kalimtar të verës. Blutë e Londrës kanë arritur marrëveshje me një futbollist brazilian. Sipas Fabrizio Romanos, Deivid Washington është talenti 18-vjeçar që pritet t’i bashkohet Chelseat, shkruan Lajmi.net Chelsea ka arritur marrëveshje me ekipin nga Brazili, Santos për shifrën 15 milionë euro, plus 5 milionë…

Sport

08/08/2023 18:01

Skuadra e Chelseat ka bërë një tjetër goditje gjatë afatit kalimtar të verës.

Blutë e Londrës kanë arritur marrëveshje me një futbollist brazilian. Sipas Fabrizio Romanos, Deivid Washington është talenti 18-vjeçar që pritet t’i bashkohet Chelseat, shkruan Lajmi.net

Chelsea ka arritur marrëveshje me ekipin nga Brazili, Santos për shifrën 15 milionë euro, plus 5 milionë bonuse.

Washington luan në tre pozita, si sulmues qëndror, i majtë dhe i djathtë.

Pasi të firmos me ekipin nga Londra, atëherë do të vendoset nëse sulmuesi 18-vjeçar do të qëndroj në ekipin e Chelseat apo të huazohet për një vit në skaudrën nga Ligue 1 e Francës, Strasbourg./Lajmi.net/