Arrihet marrëveshja: Arthur te Juventus, Pjanic te Barca

Pas shumë bisedimeve, Barcelona dhe Juventus kanë arritur marrëveshje për shkëmbimin e lojtarëve të tyre, Arthur Melo dhe Miralem Pjanic.

Sport

25/06/2020 16:43

Ekspertët e merkatos në Itali, Fabrizio Romano dhe Gianluca Di Marzio, kanë konfirmuar se mes Barcelonës dhe Juventusit tashmë është arritur një marrëveshje, me Arthur Melon që shkon drejt Torinos, dhe Miralem Pjanic, në anën e kundërt, përcjell lajmi.net.

Palët kanë qenë në bisedime prej kohësh, me Arthur Melon që bllokonte gjithë negociatat.

Mesfushori brazilian më në fund është bindur, dhe nga sezoni i ri do të vesh fanellën e Juventusit.

Zonja e Vjetër thuhet se do t’i paguajë Juvetusit edhe 10 milionë euro shtesë./Lajmi.net/