Arrestohet personi që aksidentoi për vdekje 81 vjeçarin në Suharekë
Një 81 vjeçar nga fshati Sofi e Suharekës ka ndërruar jetë mbrëmë pasi është goditur nga një makinë.
Lajme
Lidhur me këtë Policia ka arrestuar një të dyshuar, pas derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën e tij nga pakujdesia me veturë kishte goditë 81 vjeçarin, i cili nga lëndimet e marra kishte ndërruar jetë, njofton PK, përcjell lajmi.net.
“ Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën e tij nga pakujdesia me veturë kishte goditë këmbësorin viktimën Mashkull K/Shqiptari cili kishte pësuar lëndime të rënda trupore, e si pasoj i njëjti kishte vdekur në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe prokurori kujdestar i shtetit”, thuhet në njoftim.
Me urdhër të tij trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/