Edhe këtë e tha deputetja e Kurtit: Bashkësia ndërkombëtare po dëshiron ta shantazhojë Kosovën

Deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu – Hyseni, lidhur me çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE), ka thënë se “bashkësia ndërkombëtare po dëshiron ta shantazhojë Kosovën”. Deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu – Hyseni, për mos futjen në agjendë të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE), ka thënë se ka ende…

Lajme

09/05/2024 22:17

Deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu – Hyseni, lidhur me çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE), ka thënë se “bashkësia ndërkombëtare po dëshiron ta shantazhojë Kosovën”.

Deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu – Hyseni, për mos futjen në agjendë të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE), ka thënë se ka ende kohë që Kosova t’i kthehet agjendës së Këshillit të Ministrave.

E pyetur se i kujt është gabimi që Kosova nuk është pjesë e kësaj agjendeje, deputetja është përgjigjur duke thënë se përgjigja e kësaj pyetje nuk është në Kosovë.

“Unë mendoj që përgjigja e kësaj pyetje nuk është në Kosovë sepse besoj se çkado që është kërkuar prej instituciove tona është bërë në mënyrë që të plotësohen të gjitha kushtet dhe parakushtet që kanë qenë të vendosura për Republikën e Kosovën”, ka thënë Kryeziu – Hyseni në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Deputetja ka thënë se bashkësia ndërkombëtare po dëshiron të na “shantazhojë” me këtë çështje për të rikthyer në diskutim çështjen e Asociacionit.

“Unë mendoj që ky është një kushtëzim i rrezikshëm dhe shumë i panevojshëm”, ka thënë ajo, duke shtuar se kjo është një “lojë e rrezikshme” që po e luan Bashkimi Evropian (BE).

Lidhur me këtë situatë, deputetja është shprehur se Kosova nuk ka faj sepse sipas saj, ka bërë gjithëçka që i është kërkuar dhe tashmë vendi ynë “nuk ka asgjë në dorë”.