Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se sulmoi dy policë gjatë detyrës
Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka sulmuar dy zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 1 tetor, rreth orës 18:20, kur zyrtarët policorë po legjitimonin një person tjetër që ndodhej në një veturë dhe që, sipas policisë, ishte i afërm i të dyshuarit,…
Lajme
Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka sulmuar dy zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 1 tetor, rreth orës 18:20, kur zyrtarët policorë po legjitimonin një person tjetër që ndodhej në një veturë dhe që, sipas policisë, ishte i afërm i të dyshuarit, raporton lajmi.net
Gjatë incidentit, në vendin e ngjarjes ka ardhur edhe një person tjetër, i cili dyshohet se ka penguar njësinë policore dhe ka tentuar ta ndihmojë të dyshuarin të largohet nga vendi i ngjarjes.
Për rastin, përveç njësive policore, është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/