Arrestohet në Serbi një zyrtar i Kosovës

Policia e Serbisë ka arrestuar një zyrtar të Kosovës, derisa po kthehej në Kosovë.

Lajme

26/05/2019 22:37

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se autoritetet serbe kanë arrestuar Marjan Gjokajn, i cili punon për Administratën Tatimore të Kosovës, derisa po kthehej në Kosovë, shkruan lajmi.net.

Përmes një njoftimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Pacolli, ka dënuar këtë veprim të Serbisë dhe ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Gjokajt.

Njoftimi i plotë i Pacollit pa ndërhyrje:

Sapo jam informuar se autoritetet shteterore te Serbisë kanë arrestuar Marjan Gjokajn i cili punon për Administratën Tatimore të Kosovës, derisa po kthehej në Kosovë.

Unë e dënoj këtë veprim të vazhdueshëm të Serbisë kundër qytetarëve të Kosovës dhe kërkoj lirimin e menjëhershëm të tij.

Frikësimi dhe provokimet ndaj zyrtarëve të Kosovës qe udhetojnë në Serbi nga aparati i sigurisë se Serbisë është një kujtim i mentalitetit të viteve ’90 në Beograd sot. /Lajmi.net/