Arrestohet në Mitrovicë e Jugut një person i kërkuar për posedim të narkotikëve
Njësitet policore në Mitrovicën e Jugut, me mbështetje të Njësisë për Reagim të Shpejtë (NJRSh), kanë arrestuar sot në orët e hershme të mëngjesit një person që ishte në kërkim me urdhër të gjykatës. Arrestimi është realizuar pas veprimeve operative për lokalizimin dhe kapjen e të kërkuarit. Pas procedurave ligjore, i arrestuari është dërguar në…
Lajme
Njësitet policore në Mitrovicën e Jugut, me mbështetje të Njësisë për Reagim të Shpejtë (NJRSh), kanë arrestuar sot në orët e hershme të mëngjesit një person që ishte në kërkim me urdhër të gjykatës.
Arrestimi është realizuar pas veprimeve operative për lokalizimin dhe kapjen e të kërkuarit. Pas procedurave ligjore, i arrestuari është dërguar në Qendrën e Paraburgimit për vuajtjen e dënimit me burgim prej një (1) viti, për veprën penale “Blerje dhe posedim i paautorizuar i substancave narkotike”, transmeton lajmi.net.
Policia e Kosovës thekson përkushtimin e saj në zbatimin e vendimeve të institucioneve të drejtësisë dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike.
Njoftimi i plotë:
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë të gjykatës në Mitrovicën e Jugut
Mitrovicë e Jugut, 27 shkurt 2026
Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, në Mitrovicën e Jugut, njësitet policore, në mbështetje të Njësisë për Reagim të Shpejtë (NJRSh), kanë arrestuar një person i cili ishte në kërkim me urdhëresë të gjykatës kompetente.
Arrestimi është realizuar pas veprimeve operative për lokalizimin dhe kapjen e të kërkuarit. Pas përfundimit të procedurave ligjore, personi i arrestuar është dërguar në Qendrën e Paraburgimit për vuajtjen e dënimit me burgim në kohëzgjatje prej një (1) viti, për veprën penale “Blerje, posedim i paautorizuar i substancave narkotike”.
Policia mbetet e përkushtuar në zbatimin e vendimeve të institucioneve të drejtësisë dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike./lajmi.net/