Arrestohet ish gjyqtarja Hoti, e dyshuar për tjetërsim të pronave në Prishtinë

Është arrestuar ish gjyqtarja e Gjykatës Komunale në Prishtinë, Naxharije Hoti, kanë bërë të ditur burime të lajmi.net, brenda Policisë së Kosovës.

Lajme

16/06/2015 08:47

Ish gjyqtarja Hoti, dyshohet për korrupsion dhe falsifikim të dokumenteve me qëllim të tjetërsimit të pronave, duke përfituar materialisht.

Hoti sa kryente funksionin e gjyqtares në Gjykatën Komunale në Prishtinë, kishte trajtuar lëndë që kishin të bënin me çështje pronësore.

Ish gjyqtarja bënë pjesë në grupin e ish kryetarit të Gjykatës Komunale të Prishtinës, Nuhi Uka. Ky i fundit ishte dënuar me dy vjet burg me kusht.

Arrestimi i djeshëm i saj është bërë për një rast tjetër nga ai për të cilin është dwnuar Uka, por ajo kishte shërbyer si gjyqtare në Gjykatën Komunale të Prishtinës, në kohën sa Uka ishte në krye të kësaj gjykate. (lajmi.net)