“Babë, material për Oscar” – Agon Maliqi ironizon Kurtin: Drama me Simiqin, nivel telenovelash
Analisti politik, Agon Maliqi, ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryetarin e saj, Albin Kurti, lidhur me zhvillimet rreth propozimit të Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit. Maliqi e ka cilësuar si “nivel telenovelash” atë që e ka përshkruar si dramë rreth propozimit të bërë nga Lista Serbe dhe reagimeve politike që pasuan. Duke iu…
Lajme
Analisti politik, Agon Maliqi, ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryetarin e saj, Albin Kurti, lidhur me zhvillimet rreth propozimit të Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit.
Maliqi e ka cilësuar si “nivel telenovelash” atë që e ka përshkruar si dramë rreth propozimit të bërë nga Lista Serbe dhe reagimeve politike që pasuan.
Duke iu referuar Kurtit me shprehjen “Babë”, Maliqi ka ironizuar më tej me kreun e VV-së, duke thënë se ai është “material për Oscar”.
Reagimin e tij, Maliqi e ka bërë përmes një postimi në Facebook, ku ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kuvend. /Lajmi.net/