32-vjeçari nga Kosova arrestohet në Gjermani, një pagesë prej 639 eurosh e shpëton nga burgu

Një 32-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga Policia Federale gjermane në pikën kufitare Furth im Wald, pasi ndaj tij ishte në fuqi një urdhër arresti. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës mes 6 dhe 7 shtatorit 2026, rreth orës 00:30, kur zyrtarët policorë e ndaluan 32-vjeçarin gjatë kontrollit të një automjeti. Gjatë verifikimit të të dhënave personale, policia…

Lajme

09/09/2026 16:17

Një 32-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga Policia Federale gjermane në pikën kufitare Furth im Wald, pasi ndaj tij ishte në fuqi një urdhër arresti.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës mes 6 dhe 7 shtatorit 2026, rreth orës 00:30, kur zyrtarët policorë e ndaluan 32-vjeçarin gjatë kontrollit të një automjeti.

Gjatë verifikimit të të dhënave personale, policia konstatoi se kosovari kërkohej për shkak të një dënimi për mashtrim, të shqiptuar nga Gjykata e Landshutit.

Ndaj tij ishte lëshuar urdhër arresti për shkak të një gjobe të papaguar. Pas njoftimit për urdhrin, 32-vjeçari arriti të paguante shumën prej 639.50 eurosh.

Me pagesën e gjobës, ai shmangu vuajtjen e dënimit me burg.

Pas përfundimit të procedurave policore, 32-vjeçari u lirua dhe iu lejua të vazhdonte udhëtimin./Albinfo.ch/