Arrestohet çifti në Itali, u kapën duke bërë seks në veturë gjatë kohës së vetizolimit
Një burrë 23-vjeçar egjiptian dhe gruaja 40-vjeçare tuniziane u kapën në veprim nga një oficer policie në periferi të Milano të hënën.
Fun
Pavarësisht masave të ndërmarra, dyshja zgjodhën një kohë veçanërisht të keqe për të kryer marrëdhënie seksuale, me autoritetet në gatishmëri për shkeljet e bllokimit të virusit, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.
Dyshja u akuzuan se injoruan njërin nga rregullat e karantinës, i cili ndalon dy persona të jenë në pjesën e përparme ose të pasme të një automjeti së bashku, sipas agjencisë së lajmeve ANSA.
Italianëve u lejohet vetëm të blejnë ushqim, të japin ose të marrin kujdes mjekësor, ose të udhëtojnë për të punuar nëse është absolutisht e nevojshme.
Përkundër mundësive të bollshme për argëtim brenda shtëpisë, çifti u kap në akt intim në një rrugë në Mecenate pranë Milanos e cila është goditur rëndë nga koronavirusi.
Shifrat e fundit dje treguan 3.526 raste të reja me koronavirus, duke shkuar në shifrën e përgjithshme në 31.506. /Lajmi.net/