Arrestohet 40 vjeçari i dënuar me 3 vjet burgim për disa vepra penale në Prishtinë
Policia e Prishtinës ka njoftuar se ka arrestuar një person i cili ishte në kërkim, i dënuar për disa vepra të ndryshme penale. Siç ka njoftuar Policia, arrestimi është realizuar mbrëmë, pas disa veprimeve hetimore dhe operative të zhvilluara nga zyrtarët policorë, të cilët arritën të arrestojnë personin I.Q., 40 vjeç. “Personi i arrestuar ishte…
Lajme
Policia e Prishtinës ka njoftuar se ka arrestuar një person i cili ishte në kërkim, i dënuar për disa vepra të ndryshme penale.
Siç ka njoftuar Policia, arrestimi është realizuar mbrëmë, pas disa veprimeve hetimore dhe operative të zhvilluara nga zyrtarët policorë, të cilët arritën të arrestojnë personin I.Q., 40 vjeç.
“Personi i arrestuar ishte dënuar për veprat penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”, “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.
“I njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit me burgim, thuhet në njoftim.