Arrestohet 34-vjeçari i kërkuar për kanosje në Kaçanik, i konfiskohet edhe arma e gjuetisë

Një person i kërkuar për veprën penale të kanosjes është arrestuar mbrëmjen e 14 shtatorit në fshatin Dubravë të Kaçanikut. Sipas Policisë, rreth orës 19:30 është realizuar një plan operativ për kapjen e personit në kërkim, ku kanë marrë pjesë zyrtarë policorë nga Kaçaniku dhe Njësia e Reagimit të Shpejtë. Gjatë operacionit është arrestuar V.Q.,…

Lajme

15/09/2026 11:08

Një person i kërkuar për veprën penale të kanosjes është arrestuar mbrëmjen e 14 shtatorit në fshatin Dubravë të Kaçanikut.

Sipas Policisë, rreth orës 19:30 është realizuar një plan operativ për kapjen e personit në kërkim, ku kanë marrë pjesë zyrtarë policorë nga Kaçaniku dhe Njësia e Reagimit të Shpejtë.

Gjatë operacionit është arrestuar V.Q., 34-vjeç, ndërsa është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë gjuetie, së bashku me tri fishekë.

Policia dyshon se arma ka ndërlidhje me një video-incizim të siguruar në kuadër të një rasti të mëhershëm të kanosjes.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejshme hetimore.