Arrestohet 24 vjeçari në Shtime, sulmoi nënën e tij

Gjatë ditës së sotme rreth orës 13:20 në stacionin policor në Shtime është paraqitur një grua,e cila ka raportuar se ishte viktimë e dhunës fizike dhe kanosjes nga djali i saj. Më tutje bëhet e ditur se viktima kishte pranuar edhe trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare. I dyshuari, mashkull 24-vjeçar, është shoqëruar…

Lajme

07/05/2026 17:52

Gjatë ditës së sotme rreth orës 13:20 në stacionin policor në Shtime është paraqitur një grua,e cila ka raportuar se ishte viktimë e dhunës fizike dhe kanosjes nga djali i saj.

Më tutje bëhet e ditur se viktima kishte pranuar edhe trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

I dyshuari, mashkull 24-vjeçar, është shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe është intervistuar nga hetuesit e Njësisë së Dhunës në Familje.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin e tij për 48 orë, për procedura të mëtejshme hetimore.