Lirohet zyrtari policor, Vlonjat Behrami

Zyrtari policor, Vlonjat Behrami është liruar pasi ishte shoqëruar në stacion nga IPK-ja. Lajmin e ka konfirmuar avokati i tij, Besnik Berisha, transmeton lajmi.net. “Lajm i mire. Zyrtari policor Vlonjat Behrami, te cilin e kam mbrojtur sot ne cilesine e mbrojtesit te tij, eshte liruar pas intervistimit dhe ndaj tij nuk eshte caktuar asnje mase…

Lajme

07/05/2026 17:54

Zyrtari policor, Vlonjat Behrami është liruar pasi ishte shoqëruar në stacion nga IPK-ja.

Lajmin e ka konfirmuar avokati i tij, Besnik Berisha, transmeton lajmi.net.

“Lajm i mire. Zyrtari policor Vlonjat Behrami, te cilin e kam mbrojtur sot ne cilesine e mbrojtesit te tij, eshte liruar pas intervistimit dhe ndaj tij nuk eshte caktuar asnje mase sigurie. Ne vleresimin tim profesional, lidhur me Vlonjatin, nuk ka ekzistuar as dyshimi minimal qe do te justifikonte hetimin, bastisjen, e aq me pak shoqerimin ne IPK. Shteti i se drejtes kerkon maturi, proporcionalitet dhe respektim rigoroz te standardeve ligjore, sidomos ne rastet qe prekin integritetin dhe reputacionin e zyrtareve policore. Besimi im ne pafajesine e tij mbetet i plote”, ka shkruar Berisha në postimin e tij.

Ndryshe, IPK Duke ju referuar operacionit të sotshëm të udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, janë shoqëruar në objektin e IPK-së katër zyrtarë policorë të dyshuar në këtë rast.

Pas intervistimit tre zyrtarë policorë janë arrestuar dhe me vendim të Prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë kurse ndaj një zyrtari tjetër rasti do të vazhdoj në procedurë të rregullt./lajmi.net/