Arrestohet 19-vjeçari i dyshuar për grabitjen në nëntor në Prishtinë

Sot, zyrtarët policorë nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale grabitje, e cila kishte ndodhur më datë 10.11.2025, në rrugën “Halil Alidemaj”, në Prishtinë. Pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme operative-hetimore, zyrtarët policorë kanë arritur të “identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin H. Sh, mashkull, 19…

Lajme

21/01/2026 21:17

Sot, zyrtarët policorë nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale grabitje, e cila kishte ndodhur më datë 10.11.2025, në rrugën “Halil Alidemaj”, në Prishtinë.

Pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme operative-hetimore, zyrtarët policorë kanë arritur të “identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin H. Sh, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, njofton policia.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit po punojnë për arrestimin e dy personave të tjerë të dyshuar po për të njejtin rast, tha policia./Lajmi.net/