Arrestohen veç e veç dy persona në Malishevë: Dyshohen për armëmbajtje dhe të shtëna në aheng
Policia e Kosovës me një komunikatë për media ka njoftuar se kanë arrestuar 2 persona të cilët dyshohen se posedonin armë të llojeve të ndryshme. Rastet janë në dy fshatra të Malishevës, dhe nuk kanë ndërlidhje me njëri tjetrin, shkruan lajmi.net. Në rastin e parë në fshatin Llapqevë të kësaj komune me urdhët të gjykatës…
Lajme
Policia e Kosovës me një komunikatë për media ka njoftuar se kanë arrestuar 2 persona të cilët dyshohen se posedonin armë të llojeve të ndryshme.
Rastet janë në dy fshatra të Malishevës, dhe nuk kanë ndërlidhje me njëri tjetrin, shkruan lajmi.net.
Në rastin e parë në fshatin Llapqevë të kësaj komune me urdhët të gjykatës është kryer kontrollë në vendbanimin e një të dyshuari dhe aty është gjetur një pushkë autmoatike dhe fishekë.
Ndërsa në fshatin Bellanicë të po ashtu kësaj komune një person dyshohet se ka shtënë me armë në një aheng familjar.
Me të pranuar informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku dhe kanë kapur armën dhe kanë arrestuar të dyshuarin.
Njoftimi i plotë:
Stacioni Policor në Malishevë, në dy raste të ndara ka arrestuar dy persona dhe ka sekuestruar dy armë.
Në rastin e parë, në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, është kryer kontroll në vendbanimin e të dyshuarit A.H., shtetas i Republikës së Kosovës në fshatin Llapqevë-Malishevë. Gjatë kontrollit është gjetur një pushkë automatike AK47, një karikator, tri gëzhoja dhe dhjetë copë fishekë të cilat i dyshuari i posedonte në mënyrë të pa autorizuar.
Në rastin e dytë është pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar në fshatin Bellanicë-Malishevë. Patrullat policore ju kanë përgjigjur rastit dhe kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin A.K., mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili dyshohet të ketë shtënë me armë zjarri. Në posedim të të dyshuarit është sekuestruar një pistoletë dhe tri gëzhoja.
Për veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i shtetit, me vendimin e të cilit të dyshuarit janë liruar dhe rastet do të trajtohen në procedurë të rregullt./Lajmi.net