Arrestohen një shqiptare dhe një italiane për detyrim me prostitucion 

Janë arrestuar dy të dyshuara femra, njëra shtetase e Shqipërisë dhe tjetra shtetase e Italisë, për mundësim apo detyrim me prostitucion. Në raportin e Policisë së Kosovës shtohet se, PK-ja ka sekuestruar një veturë dhe dy telefona mobil, shkruan lajmi.net. Po ashtu njoftohet se me vendim të prokurorit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje. “MUNDËSIM…

Lajme

09/08/2022 08:59

Janë arrestuar dy të dyshuara femra, njëra shtetase e Shqipërisë dhe tjetra shtetase e Italisë, për mundësim apo detyrim me prostitucion.

Në raportin e Policisë së Kosovës shtohet se, PK-ja ka sekuestruar një veturë dhe dy telefona mobil, shkruan lajmi.net.

Po ashtu njoftohet se me vendim të prokurorit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.

“MUNDËSIM APO DETYRIM ME PROSTITUCION. Prishtinë 08.08.2022 – 18:40. Lidhur me rastin, janë arrestuar dy të dyshuara femra njëra shtetase e R. Shqipërisë dhe tjetra  shtetase e Italisë. Janë sekuestruar një veturë dhe dy telefona mobil. Me vendim të prokurorit, të dyshuarat janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Lajmi.net/