Arrestohen nga policia, ‘zhduken’ grupet e tifozëve të Juventusit

Policia në bashkëpunim me klubin ka identifikuar dhe arrestuar liderët e disa prej grupeve kryesore të tifozëve të Juventusit.

Sport

17/09/2019 09:02

Policia italiane në bashkëpunim me klubin ka arrestuar liderët e grupeve të tifozëve Ultras të Juventusit.

Mediat italiane raportojnë se një aksion i policisë ka sjellë rezultat, dhe erdhi pas denoncimit nga ana e drejtuesve të klubit kampion nga Serie A, transmeton lajmi.net.

Ata akuzohen për krim të organizuar dhe presione ndaj klubit për furnizim me bileta.

‘Drughi’, ‘Tradizione-Antichi valori’, ‘Viking’, ‘Nucleo 1985’ e ‘Quelli… di via Filadelfia’ janë disa prej grupeve të arrestuara.

Atyre po ashtu u janë konfiskuar transparentet që nuk pritet të shfaqen më në tribunën e Curva Sud në Allianz Stadium. /Lajmi.net/