Arrestohen dy shtetas të Kosovës në Shkup, u kapën me 230 mijë euro të falsifikuara
Policia ka arrestuar në Shkup dy shtetas të Kosovës, të moshës 30 dhe 44 vjeç, nën dyshimin për falsifikim parash. Gjatë kontrollit të automjetit ku udhëtonin ata, janë gjetur valuta të ndryshme në vlerë prej rreth 230 mijë eurosh. “Më 03.08.2026, në Shkup, zyrtarët policorë nga Njësia e Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup kanë arrestuar…
Lajme
Policia ka arrestuar në Shkup dy shtetas të Kosovës, të moshës 30 dhe 44 vjeç, nën dyshimin për falsifikim parash.
Gjatë kontrollit të automjetit ku udhëtonin ata, janë gjetur valuta të ndryshme në vlerë prej rreth 230 mijë eurosh.
“Më 03.08.2026, në Shkup, zyrtarët policorë nga Njësia e Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup kanë arrestuar F.R. (30) dhe T.T. (44), të dy shtetas të Republikës së Kosovës, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “falsifikim parash” sipas nenit 268 të Kodit Penal. Gjatë kontrollit të një automjeti të tipit “Golf”, në të cilin ndodheshin dy personat, janë gjetur para në valuta dhe prerje të ndryshme – euro, dollarë amerikanë, franga zvicerane dhe funta britanike – me vlerë totale prej rreth 230 mijë eurosh. Paratë e gjetura janë konfiskuar, ndërsa personat janë dërguar në Stacionin Policor Qendër për procedurë të mëtejshme. Pas dokumentimit të rastit, në koordinim me prokurorin publik, do të dorëzohet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.