Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje në Mitrovicë të Veriut
Dy persona janë arrestuar sot në Mitrovicën e Veriut, nën dyshimet se kanë kryer veprën penale vjedhje. Sipas ankuesit të një kioske, ku ishte kryer vjedhja, vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 4,700 euro, raporton KosovaPress. Pas një pune të shpejtë operative dhe hetimore nga njësitë përkatëse policore në kuadër të Stacionit Policor Mitrovicë…

Lajme
Dy persona janë arrestuar sot në Mitrovicën e Veriut, nën dyshimet se kanë kryer veprën penale vjedhje.
Sipas ankuesit të një kioske, ku ishte kryer vjedhja, vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 4,700 euro, raporton KosovaPress.
Pas një pune të shpejtë operative dhe hetimore nga njësitë përkatëse policore në kuadër të Stacionit Policor Mitrovicë Veri, është arritur brenda një kohe të shkurtër të identifikohen dhe arrestohen E.H., (44), mashkull dhe S.M., (39), femër.
Të njëjtit janë arrestuar në qytetin e Mitrovicës së Veriut, ku gjatë kontrollit në lokacionin e tyre janë gjetur dhe sekuestruar 141 pako me cigare, të cilat dyshohen se janë të vjedhura.
Pas arrestimit, të dyshuarit janë intervistuar nga hetuesit policorë, dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa ndaj tyre është iniciuar procedurë penale për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.