Arrestohen dy persona në Suharekë, iu gjet narkotikë në veturë

Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë në Suharekë, në të cilën ndodheshin tre persona të dyshuar meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 25.86 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe 0.83 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë. Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe dy peshore…

Lajme

05/10/2026 09:14

Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë në Suharekë, në të cilën ndodheshin tre persona të dyshuar meshkuj kosovarë.

Gjatë kontrollit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 25.86 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe 0.83 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe dy peshore për matjen e substancave narkotike, një grinder për bluarjen e marihuanës, një brisk dhe 63 qese të vogla, të cilat dyshohet se shërbenin për paketimin e narkotikëve.

Po ashtu, nga të dyshuarit janë sekuestruar tre telefona celularë dhe para të gatshme.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, dy nga të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje, ndërsa personi i tretë është liruar dhe rasti ndaj tij do të procedohet në procedurë të rregullt.

Rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente.