Arrestohen dy persona në Prizren, dyshohen për fajde
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshimtë për fajde në Prizren. Të njëjtit dyshohen të kenë kryer veprën ndaj viktimës mashkull. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Lajmi.net/