Armend Thaçi ylli i javës së 31-të në Superligën e Kosovës në futboll

Federata e Futbollit të Kosovës vazhdojnë të ndajë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 31-të në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit të SC Gjilanit, Armend Thaqit. Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, në përbërje të Enver Prapashtica, Enes Shosholli dhe Avni…

Sport

29/04/2025 14:59

Federata e Futbollit të Kosovës vazhdojnë të ndajë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 31-të në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit të SC Gjilanit, Armend Thaqit.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, në përbërje të Enver Prapashtica, Enes Shosholli dhe Avni Shala.

Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e tridhjet e një t’i takojë Armend Thaqit, i cili ishte më i dalluari me dy asistime, në fitoren 3:0 të Gjilanit në ndeshjen kundër FC Suharekës.

Pasi mori këtë çmim, Thaqi u shpreh i lumtur që u vlerësua më i miri i javës:

“Është e rëndësishme që kemi fituar tri pikë, sepse nuk ishim në një pozitë të mirë në tabelë dhe kemi pasur një histori shumë negative javët e fundit. Kemi bërë shumë gabime dhe është normale që na duheshin tri pikë për t’u qetësuar dhe për të dalë nga zona e rrezikshmërisë. Kemi thënë që nuk jemi për atë zonë, mirëpo kur humb ndeshjet njëra pas tjetrës, është e qartë që rrezikohesh dhe e fut veten në atë zonë. Megjithatë, me këto tri pikë të fituara u qetësuam sado pak dhe jemi disi më të qetë për ndeshjen e ardhshme, në mënyrë që të vazhdojmë me të njëjtin ritëm.Shpresojmë të dalim në Evropë, sepse ende na e lejon matematika. Përveç performancës sonë, duhet të presim edhe ndonjë gabim nga kundërshtarët tanë, dhe kjo do të ishte një arritje shumë e madhe. Ky çmim i takon gjithë ekipit, jo vetëm mua, sepse të gjithë kanë meritë për këtë paraqitje time. Këtë ndeshje e kemi fituar me shumë meritë”, tha Thaçi për faqen zyrtare të FFK-së.