Armend Muja, që VV-në e krahasonte me Listën Serbe, “guxon” t’i kthehet të kaluarës, duke mbrojtur Bashën
Armend Muja, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje i cili vite më parë deklaronte se “Vetëvendosje dhe Lista Serbe paraqesin rrezikun më të madh për rendin kushtetues në Kosovë.”, duke dashur ta mbroj Dimal Bashën, Kryetar Kuvendi, për punimin e tij skandaloz kundër UÇK-së, ka “guxuar” t’i kthehet të kaluarës, duke pretenduar se kundër UÇK-së, paska punuar LDK e…

Lajme
Armend Muja, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje i cili vite më parë deklaronte se “Vetëvendosje dhe Lista Serbe paraqesin rrezikun më të madh për rendin kushtetues në Kosovë.”, duke dashur ta mbroj Dimal Bashën, Kryetar Kuvendi, për punimin e tij skandaloz kundër UÇK-së, ka “guxuar” t’i kthehet të kaluarës, duke pretenduar se kundër UÇK-së, paska punuar LDK e PDK.
Ai bënë lloj-lloj lidhjesh, shetitjesh në histori, krejt këto pa thelb, në përpjekje për të mbrojtur kolegun e tij nga partia.
Muja që e quante Vetëvendosjen së Bashku me Lisën Serbe si ‘rrezikun më të madh për rendin kushtetues në Kosovë”, ka shkruar këtë postim
E plotë
Kur jemi te UÇK
Dimali doli dhe kallxoi të vërtetën e atij punimi, edhe profesoresha, autorja tregoi që ai është përgjegjës veç për Kapitullin 3 që s’ka lidhje me UÇK-në.
Por, kur jemi te UÇK, t’i kujtojmë disa gjëra që ta kapim çështjen në thelb:
1. A ju kujtohet kur LDK themeloi grupin për hetimin e krimeve të pasluftës me në krye Eqerem Kryeziun?
2. A ju kujtohet kur PDK e LDK krijuan Specialen?
3. A ju kujtohet kur Enver Hoxhaj kishte thënë se nëse fiton UÇK unë marrë azil në Serbi?
4. Besoj, ju kujtohet edhe kur Presidenti i shtetit vizitonte pllakat e të vrarëve serbë në të cilat shkruante se ishin vrarë nga terroristët shqiptarë, pra UÇK, në Gorazhdec të Pejës dhe Grackë të Lipjanit.