Armend Mehaj: Jemi të përgatitur për paqe dhe luftë, Kosova ka kapacitete për ta mbrojtur veten
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka theksuar rëndësinë e orientimit euroatlantik, duke vënë në fokus paqen, sigurinë dhe zhvillimin e rajonit. Ai ka deklaruar se Kosova është më e përgatitur për t’u përballur me kërcënimet e mundshme nga Serbia, falë kapaciteteve mbrojtëse dhe armatimit. Mehaj ka theksuar se Kosova synon paqe, por me dinjitet dhe…
Lajme
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka theksuar rëndësinë e orientimit euroatlantik, duke vënë në fokus paqen, sigurinë dhe zhvillimin e rajonit.
Ai ka deklaruar se Kosova është më e përgatitur për t’u përballur me kërcënimet e mundshme nga Serbia, falë kapaciteteve mbrojtëse dhe armatimit.
Mehaj ka theksuar se Kosova synon paqe, por me dinjitet dhe aftësi për të mbrojtur vendin dhe qytetarët e saj.
“Jemi të përgatitur si për paqe, ashtu edhe për luftë”, ka shkruar ai, duke ritheksuar rëndësinë e sigurisë dhe të së ardhmes euroatlantike.