Shiu nuk ndalet në kryeqytet, vërshohet edhe rruga “Agim Ramadani”
Tash e disa orë, në kryeqytet po vazhdon të bie shi. Si pasojë e shiut, në kryeqytet disa rrugë janë vërshuar e një ndër to është rruga “Agim Ramadani”. Ajo është mbuluar nga uji duke shkaktuar vështirësi në qarkullim dhe ka krijuar kolona. /Lajmi.net/

