Arkitekturë spektakolare nga Apple

Të gjitha elementet e duhura u prezantuan në qendrën e shitjes së Apple në Stanford Kaliforni. Në pritje të hapjes ishin përmbi 400 vizitorë, e disa prej tyre ishin edhe menaxherë, arkitektë e dizajnerë të cilët kanë punuar në projektin e kësaj qendre.

Auto & Tek

28/09/2013 15:50

Të gjitha elementet e duhura u prezantuan në qendrën e shitjes së Apple në Stanford Kaliforni. Në pritje të hapjes ishin përmbi 400 vizitorë ku disa prej tyre ishin edhe menaxherë të mëdhenj dhe arkitektë e dizajnerë të cilët kanë punuar në projektin e kësaj qendre.

Një element i ri në këtë qendër është dizajni i xhamave të cilët e mbështjellin objektin në lartësi të mëdha. Kjo qendër e ka zëvendësuar mini qendrën që është hapur në vitin 2004 e që në atë kohë Apple pat planifikuar mini qendra të vogla por që të jenë në shumë lokacione.

Aty mund të gjinden edhe tavolinat për trajnime me produktet e Apple, pjesa për fëmije, depo, pjesa e zyrave dhe shërbimet e servisimit të cilat janë të mshefura që mos të shihen nga vizitoret.

Sipas planifikimeve thuhet që kjo arkitekture do të shfrytëzohet edhe për qendrat e Apple te cilat do të hapen në vitin tjetër në Portland (Amerikë) dhe Provencë (Francë).