Argjentina mposht Paraguain, ‘paqe’ mes Uruguait dhe Kilit

Në orët e mesnatës janë zhvilluar dy sfida shumë të rëndësishme në kuadër të Kupës së Amerikës.

Sport

22/06/2021 07:59

Argjentina ka shënuar fitore minimale ndaj Paraguait, derisa Uruguai dhe Kili kanë ndarë pikët, transmeton lajmi.net.

Argjentina 1 – 0 Paraguai

Argjentina ka shënuar fitoren e dytë radhazi në Kupën e Amerikës, duke mposhtur Paraguain me rezultat minimal 1 – 0.

Ndeshja ishte mjaftë interesante, por që vendosi goli i Papu Gomez pas një super asistimit të Di Marias (10′).

Argjentina gjeti golin edhe përmes Alonsos, por u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

Me këtë fitore, Argjentina është lider në grupin A me shtatë pikë, derisa Paraguai renditët në pozitën e tretë me tre pikë.

Uruguai 1 – 1 Kili

Uruguai – Kili ishte super sfida e orëve të mesnatës me dy skuadrat që kërkuan pikët e plota.

Uruguai ishte shumë më kërkues gjatë tërë ndeshjes duke dominuar në çdo aspekt, por rezultati përfundimtar doli të jetë 1 – 1.

Vargas me një gol të bukur kaloi Kilin në epërsi (26′), rezultat me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.

Uruguai gjeti golin falë autogolit të Arturo Vidal (66′).

Me këtë barazim, Kili renditët në pozitën e dytë me pesë pikë, derisa Uruguai në vendin e katërt me një sosh./Lajmi.net/