Arbnor Muja shumë afër transferimit tek Antwerp
Arbnor Muja është shumë afër transferimit te skuadra e Antwerpit. Sipas asaj që raporton Arlind Sadiku, kalimi i lojtarit te skuadra belge do të bëhet për një shumë rekorde në futbollin kosovar. Po i njëjti burim thekson se Antwerpi është i gatshëm të paguajë hiç më pak se 400 mijë euro për ta pasur në…

Sport
Arbnor Muja është shumë afër transferimit te skuadra e Antwerpit.
Sipas asaj që raporton Arlind Sadiku, kalimi i lojtarit te skuadra belge do të bëhet për një shumë rekorde në futbollin kosovar.
Po i njëjti burim thekson se Antwerpi është i gatshëm të paguajë hiç më pak se 400 mijë euro për ta pasur në pronësi lojtarin, transmeton lajmi.net.
Nëse e gjitha kjo realizohet, ky do të jetë transferimi më i shtrenjtë që ka ndodhur ndonjëherë nga Superliga e Kosovës.
Deri më tani primatin si transferimi më i shtrenjtë e mbante Milot Rashica i cili kaloi nga Vushtrria te Vitesse për 300 mijë euro. /Lajmi.net/