Arbër Zeneli po transferohet te gjiganti evropian

Arbër Zeneli duket se ka vendosur rreth të ardhmes së tij.

Sport

08/01/2019 14:21

Arbër Zeneli do të largohet nga Heerenveen, duke u transferuar te Galatasaray.

Lojtari i Përfaqësueses së Kosovës po largohet nga skuadra holandeze, pasi nuk mund t’i mbulojnë shpenzimet e tij, përcjell lajmi.net.

Zeneli ka kërkuar pagë më të lartë, andaj Heerenveen nuk mund ta përballojë kërkesën e tij.

Mesfushori kosovar është në bisedime me Galatasarayn, ku marrëveshja është shumë afër të arrihet. /Lajmi.net/