Arbër Zeneli me tjetër rekord gjigant në Ligën e Kombeve

Arbër Zeneli ishte spektakolar në fitoren historike të Kosovës në Ligën e Kombeve.

Sport

26/11/2018 11:16

Arbër Zeneli arriti të shënoj het-trik në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve ndaj Azerbajxhanit.

Mesfushori kosovar është lojtari më i mirë i Kosovës në fazën e grupeve, duke arritur të realizoj katër gola dhe dy asistime, përcjell “lajmi.net”.

Por, ky nuk është i vetmi sukses i Zenelit në fazën e grupeve të Ligës së Kombeve, pasi ai ka arritur edhe një tjetër rekord.

Mesfushori kosovar është lojtari i tretë më i shpejtë në garën e UEFA-së.

Zeneli ka arritur shpejtësinë në 38,9 km/h, ndërsa vetëm Kylian Mbappe dhe Leroy Sane, ishin më të shpejtë se ai. /Lajmi.net/