Arben Vitia: Pagesa për specializantet lehona, hap i ri për përfundimin e specializimit

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka komentuar vendimin e Qeverisë për pagesën e specializanteve lehona edhe gjatë muajve shtesë pas pushimit të lehonisë. Ai ka bërë me dije se ky vendim ka qenë i nevojshëm për përfundimin e specializimit për këtë kategori. Në profilin e tij në Facebook, Vitia ka shkruar se kjo pagesë po…

Lajme

01/05/2026 17:21

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka komentuar vendimin e Qeverisë për pagesën e specializanteve lehona edhe gjatë muajve shtesë pas pushimit të lehonisë.

Ai ka bërë me dije se ky vendim ka qenë i nevojshëm për përfundimin e specializimit për këtë kategori.

Në profilin e tij në Facebook, Vitia ka shkruar se kjo pagesë po bëhet për herë të parë.

“Kjo pagesë po bëhet për herë të parë dhe, tani e tutje, do të zbatohet në vazhdimësi, pasi është e paraparë në Udhëzimin Administrativ për shkollim specialistik. Ky vendim siguron që lehonia të mos jetë pengesë për përmbylljen e specializimit”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.

“Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, shpreh mirënjohjen për të gjithë profesionistët shëndetësorë që çdo ditë janë në shërbim të qytetarëve tanë”, ka shkruar ai.