Aksident i rëndë në Shkodër, këmbësori përplaset për vdekje nga kamioni
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e kësaj të premte në hyrje të qytetit të Shkodër, në lagjen “Liria”. Viktimë e aksidentit ka mbetur shtetasi Haki Bajrami, 78 vjeç, i cili është përplasur nga një kamion teksa lëvizte në këmbë anës rrugës, shkruan Euronews.al. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, ku automjeti…
Lajme
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e kësaj të premte në hyrje të qytetit të Shkodër, në lagjen “Liria”.
Viktimë e aksidentit ka mbetur shtetasi Haki Bajrami, 78 vjeç, i cili është përplasur nga një kamion teksa lëvizte në këmbë anës rrugës, shkruan Euronews.al.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, ku automjeti tip kamion, me drejtues shtetasin A. P., e ka goditur për vdekje të moshuarin.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga Policia e Shtetit për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa në vendngjarje vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Në vendngjarje kanë mbetur sendet e të moshuarit, njera këpucë dhe disa lekë , të cilat ishin fituar më shumë mundim nga i moshuari.