Kongresi amerikan: Rezolutë kërkon vazhdimin e pranisë së trupave amerikane në KFOR për sigurinë në Kosovë dhe rajon

Në kongresin amerikan është prezantuar një rezolutë mbi të cilën kërkohet mbështetja e trupave të SHBA në kuadër të KFOR-it në Kosovë. Në këtë rezolutë përmendet fakti që në vitet e fundit ka pasur tensione mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë si rasti i 6 gushtit 2022, sulmi i 24 shtatorit 2023 në Banjska. Sipas…

Lajme

01/05/2026 17:41

Në kongresin amerikan është prezantuar një rezolutë mbi të cilën kërkohet mbështetja e trupave të SHBA në kuadër të KFOR-it në Kosovë.

Në këtë rezolutë përmendet fakti që në vitet e fundit ka pasur tensione mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë si rasti i 6 gushtit 2022, sulmi i 24 shtatorit 2023 në Banjska.

Sipas kësaj rezolute një reduktim i turpave amerikane në personelin e KFOR-it do të ndikonte në stabilitetin dhe sigurinë në regjion.

Ndër kërkesat e kësaj rezolute është pohimi që vazhdimi i prezencës ushtarake të NATO-s në KFOR është vitale për të mirëmbajtur paqen dhe sigurinë në mes Kosovës dhe Serbisë.

Më poshtë dokumenti.