Araujo për rinovimin e kontratës: Javën tjetër kemi një takim, shpresoj të zgjidhet gjithçka dhe të qëndroj këtu për shumë vite
Ronald Araujo ka dhënë komentet e tij lidhur me rinovimin e kontratës me Barcelonën.
Sport
Qendërmbrojtësi uruguaian është në muajt e fundit të kontratës së tij me Barcelonën dhe akoma nuk ka firmosur rinovimin e kontratës.
Por, duket se gjithçka do të përfundohet gjatë javës së ardhshme. Lojtari është optimist për marrëveshjen.
“Gjatë javës do të takohemi për të diskutuar për kontratën. Shpresoj të zgjidhet së shpejti kështu që unë mund të vazhdoj për shumë vite në këtë klub. Jam optimist”, ka thënë Araujo, transmeton lajmi.net.
“Jam shumë krenar që jam lojtar i Barcelonës. Jam i lumtur – po punojmë për këtë”, shtoi uruguaiani.
Araujo ishte startues në ndeshjen e sotme ndaj Sevilla. Lojtari po ashtu gjatë muajit të kaluar siguroi kualifikimin për Kupën e Botës me Uruguain. /Lajmi.net/