Araujo dëshiron qëndrimin te Barcelona

Ronald Araujo nuk do të largohet nga Barcelona.

Sport

21/03/2022 23:33

Mbrojtësi uruguaian, Ronald Araujo bëri një paraqitje të jashtëzakonshme në ‘El Clasico’, duke fituar pothuajse të gjithë duelet me Vinicius Junior. Ai madje kontribuoi edhe me gol.

Por, e ardhmja e lojtarit vazhdon të jetë e paqartë deri në një pikë, pasi ai nuk ka rinovuar akoma kontratën e tij me ‘Blaugrana’.

Gjithsesi, raportime të ‘Sport’ bëjnë të ditur se Araujo nuk do të largohet nga skuadra katalane, përcjell lajmi.net.

Qendërmbrojtësi thuhet se ka dëshirë primare qëndrimin në ‘Camp Nou’, dhe çështja e rinovimit është çështje kohe. Ka vetëm disa detaje të vogla për t’u ndryshuar.

Araujo ka qenë pikë kryesore e mbrojtjes së Barcelonës këtë edicion. Uruguaiani ka bërë një progres të madh.

Bayern Munich, Manchester United e Juventus thuhet se janë duke ndjekur me vëmendje situatën e lojtarit. /Lajmi.net/