‘Apple’ spekulohet se po punon në prodhimin e dy llojeve të ‘iPhone’

Krahas serive XS, XS Max dhe XR, kompania teknologjike 'Apple' flitet se do prodhojë edhe dy modele të tjera.

Auto & Tek

09/04/2019 13:25

Jemi ende larg zbulimit zyrtar të serisë së ardhshme të ‘iPhone’ nga radhët e kompanisë Apple, por një sërë raportesh kanë treguar se do të shohim pasardhës të XS, XS Max dhe XR më 2019-ën.

Smartfonët në fjalë do të kenë më shumë se disa karakteristika të reja; bëhet fjalë për rritje standardi në specifika, megjithëse nuk do të ketë ndryshim të madh në dukje, transmeton lajmi.net.

Bazuar në blogun ‘Macotakara ‘ të teknologjisë japoneze, Apple po planifikon pesë modele të reja për këtë vit.

Përveç modeleve të përditësuara të serive XS, XS Max dhe XR, burime të besueshme të blogut pohojnë se kompania gjigante e smartfonëve po punon në dy modele të tjera të tipit ‘OLED’. Ato, në bazë të raportit, do të akomodojnë tri lente kamerash në pjesën e pasme.

Modeli i parë OLED thuhet se do të ketë një ekran me madhësi prej 6.1 inç dhe do të jetë 0.15mm më i trashë se iPhone XS.

Ndërkohë, modeli i dytë, i cili do shfaqet me një ekran 6.5 inç, do të jetë 0.40mm më i trashë se ‘iPhone XS Max’. /Lajmi.net/