Apple rritë 1 për qind të ardhurat, në krahasim me vitin e kaluar

Apple sot njoftoi rezultatet financiare për tremujorin e tretë të vitit 2019, duke zbuluar 53.8 miliardë dollarë të ardhura përbrenda kësaj periudhe.

Auto & Tek

31/07/2019 16:49

Sidoqoftë, shifra përfaqëson vetëm një rritje prej 1% nga rezultatet financiare nga e njëjta periudhë nga viti i kaluar, transmeton lajmi.net.

Sipas pasqyrave financiare të kompanisë, shitjet neto të smartfonit ‘iPhone’ arritën në 25.99 miliardë dollarë gjatë tremujorit të tretë të këtij viti, nga 29,47 miliardë dollarë gjatë të njëjtës periudhë në vitin 2018.

Ndërkohë, shitjet e Mac u rritën në 5.82 miliardë dollarë nga 5.26 miliardë dollarë vitin e kaluar dhe shitjet e iPad në 5.02 miliardë dollarë nga 4,63 miliardë dollarë.

Për më tepër, shitjet për pajisjet e dorës, shtëpiake dhe aksesorët u rritën në 5.53 miliardë dollarë nga 3.73 miliardë dollarë vitin e kaluar. /Lajmi.net/