Apple planifikon ‘vrasjen’ e iPad Mini
Tabletit që ishte paraqitur në treg në vitin 2012, iPad Mini, tashmë po i vjen fundi.

Auto & Tek
Sipas raporteve më të reja, kompania Apple pritet që të heqë dorë nga prodhimi i mëtejmë i kësaj pajisje, njofton ITP.net.
Vendimi për ndaljen e prodhimit të iPad Mini vjen si rezultat i fokusimit të kompanisë në prodhimin e telefonave më të mëdhenj të mençur, si dhe iPad më të lehtë dhe më të hollë.
Kujtojmë se, iPad Mini ishte pajisja e duhur për të naviguar në ueb dhe ofron më shumë sesa telefonët e asaj kohe.