‘Apple’ planifikon të lansojë një version të rishikuar të ‘iPhone 8’

Është e qartë se Apple dëshiron të mbizotërojë në segmentin e tregut të rangut të mesëm të smartfonëve me lansimin e një iPhone 8 të rishikuar, veçanërisht në tregjet në zhvillim si India dhe Kina.

Auto & Tek

17/04/2019 18:53

Raporti sugjeroi që modeli i ri do të shfaqë ende një ekran LCD 4.7 inç me të njëjtat dimensione sikur modeli origjinal, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, pajisja do të vijë me procesorin A13 të ardhshëm të Apple, një kamera të përmirësuar dhe 128GB kapacitet.

Pegatron, furnizuesi i dytë më i madh i iPhone pas Foxconn, ka të ngjarë të prodhojë këtë lloj modeli. Prodhimi i iPhone 8 i ri pritet të arrijë në 20 milionë njësi, tha raporti.

Apple ka lansuar iPhone 8 së bashku me iPhone X dhe iPhone 8 Plus më 2017-ën. Por, modeli i ri do të zëvendësonte atë aktual të iPhone 8, i cili ende është në prodhim nga radhët e kompanisë gjigante teknologjike.

Shitjet e iPhone kanë rënë, që sipas ekspertëve, arsyeja kryesore është papërballueshmëria në çmim. /Lajmi.net/